Në bazë të Vendimit nr. 06-7088, datës 13/02/2014 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju drejtoj këtë:
FTESË
Ftojmë antarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 16/02/2017, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 27/12/2016,
2. Plani i punës së KKSB-së, për vitin 2017
3. Informim nga DSHPE lidhur me eliminimin e deponive ilegale,
4. Hartimi i planit Operativ për Reagime Emergjente,
5. Sinjalizimi apo rrethimi i zonave të eksplatuara,
6. Pengesat në rrugë (shtylla të ndryshme).
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.