“PËR NJË MJEDIS TË PASTËR”
Ballafaqimi me dukurinë e ndotjës së mjedisit është një prej segmenteve me brengosëse të qytetarve tanë dhe institucioneve tona. Komuna e Drenasit,përkatësisht Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë në programin e vetë të punës për vitin 2017 ka planifikuar një numër të aktiviteteve të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mjedisit dhe ngritjën e vetëdijës së qytetarve për mos hudhjën e mbeturinave në siperfaqet publike,por të njejtat të hudhën në vendet e caktuara në (kontejner apo shporta të mbeturinave). Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë për datën 22.04.2017 ka planifikuar organizimin e aksionit gjithë komunal për nderë të ditës Ndërkombëtare të Tokës me moton ”Për një mjedis të pastër”. Qe të realizohet ky aksion me sukses janë propozuar edhe bartësit e këtyre aktiviteteve. Sponsor kryesor do të jetë Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ndërsa subjektet që do të kontribonin në këtë aksion të rendësishem do të jënë: