Pas pezullimit të punimeve të projektit të kanalizimit në Gllobar, të ardhur nga menaxheri i kontratës i cili së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, z. Hysenaj, kishin dyshuar se cilësia e gypit të kanalizimit nuk i plotësonte kushtet e kërkuara në punët e kontraktuara nga ana e Operatorit Ekonomik, ju njoftojmë se Operatori Ekonomik ka filluar t’i largoj gypat e cilësisë së dobët, duke i zëvendësuar ata me gypa sipas paramasës dhe konformë normave teknike.
Komuna e Drenasit do të vazhdojë t’i kontrolloj punimet në të gjitha projektet që janë duke u punuar dhe do të punohen në vazhdimësi.