Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: PDK
Tel: 05-831-637
E-mail:
Tringa Bujupi është e lindur më 31 maj 2005. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, në
Arllat, në shkollën “Abedin Bujupi”, ku mori hapat e parë të dijes dhe formimit personal. Shkollën e
mesme e ka përfunduar në “American School of Kosova”, një përvojë që i hapi horizonte të reja dhe e
ndihmoi të zhvillohet në një ambient modern e kërkues.
Aktualisht është duke ndjekur studimet në UBT, në drejtimin “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”,
ku po zhvillon aftësi profesionale dhe teknike në fushën e teknologjisë. Tringa njihet për përkushtim,
përgjegjësi dhe gatishmëri për sfida të reja. Ajo beson në bashkëpunim, korrektësi dhe në rëndësinë e
vendimeve të menduara mirë për të mirën e përgjithshme. Me angazhimin e saj synon të kontribuojë
në krijimin e një mjedisi më të mirë dhe më funksional për të gjithë.