Anëtar i Kuvendit
Subjekti Politik: PDK
Tel: 049-567-020
E-mail: mergim.pirraku@rks-gov.net
Mërgim Pirraku është anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit në mandatin e tij të dytë.
Arsimi
Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – drejtimi Telekomunikacion. Studimet master i ka vijuar në Mekatronikë, ndërsa aktualisht po specializohet në fushën e Inteligjencës Artificiale në Mekatronikë.
Përvoja profesionale
Ai ka përvojë në sektorin bankar (2010–2015), ka shërbyer si drejtues në kompaninë Arrears Solutions (2021–2025), si dhe ka mbi 15 vite përvojë në arsim në Alfa Academy.
Angazhimi publik dhe politik
Mërgimi ka qenë aktiv që në rininë e hershme, fillimisht si kryetar i studentëve në FIEK, ndërsa më pas është angazhuar në politikën lokale në Drenas në kuadër të PDK-së. Aktualisht përfaqëson qytetarët në Kuvendin Komunal, ku kontribuon në fushat e arsimit, rinisë dhe inovacionit.