Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: PDK
Tel: 049-108-409
E-mail:
Luljeta Elshani e lindur më 10 gusht 1997 në Krajkovë, Komuna e Drenasit.
Arsimin fillor e përfundoi në SHFMU “Gani Elshani” në Krajkovë, ndërsa atë të mesëm e kreu në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, në drejtimin Shkenca Natyrore.
Në vitin 2017 vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filozofik – Departamenti i Historisë programi Histori, të cilat i përfundoi me sukses. Më pas, në vitin 2021, vijoi studimet Master në të njëjtin departament, në programin Arkivistikë, të cilat po ashtu i përfundoi me sukses.
Gjatë studimeve, Luljeta Elshani ka qenë pjesë aktive e jetës studentore, duke mbajtur disa pozicione përfaqësuese. Ajo ka qenë aktiviste në organizatën studentore REFORMA dhe ka qenë dy vite si anëtare e Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik (viti 2018-2020 ), si dhe deputete në Parlamentin e Studentëve të UP-së (viti 2022).
Në aspektin profesional, Luljeta ka përvojë pune në ProCredit Bank dhe në Raiffeisen Leasing në departamentin e arkivës, duke fituar njohuri të reja në shërbimin ndaj klientit, procedurat bankare dhe menaxhimin e dokumentacionit, kjo përvojë e ka ndihmuar të zhvilloj aftësi të forta organizimi dhe të ketë përgjegjësi profesionale.
Pasionet e sajë janë vizitat në vende të ndryshme të historisë dhe zhvillimit të artit si Muzeume, Galeri, Koncerte dhe Teatro. Organizimet kreative të cilat ndikojnë në jetën sociale të njerëzve.