Anëtar i Kuvendit
Subjekti Politik: PDK
Tel: 044-647-822
E-mail: zeqir.hasi@rks-gov.net
Zeqir Hasi, i lindur më 29.06.1983 në Drenas, është Master i Shkencave Sportive dhe profesor në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Ai është një emër i njohur në futbollin kosovar, ish-futbollist i disa skuadrave të Superligës së Kosovës dhe fitues i Kupës së Kosovës me KF Feronikeli.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ka vijuar angazhimin si trajner i të rinjve, i licencuar me UEFA A, duke kontribuar në formimin e gjeneratave të reja të sportistëve në Drenas dhe më gjerë.
Aktualisht është në mandatin e tij të dytë si anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës-PDK, ku ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Drenasit.
Puna e tij e pandalshme, qasja profesionale dhe integriteti i lartë e bëjnë një figurë të respektuar në Drenas.