Anëtar i Kuvendit
Subjekti Politik: PDK
Tel: 043-556-699
E-mail:
Unë jam Artian Sylejman Krasniqi, i lindur më 30 mars 2000 në Negroc, ndërsa tani jetoj në Komoran. Shkollimin fillor e kam përfunduar në ShFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran dhe shkollën e mesme në “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Aktualisht jam absolvent në drejtimin Shkenca Politike.
Kam qenë një zë i qytetarëve, duke përcjellë dhe reflektuar zhvillimet në komunën time, gjithmonë me qëllimin për të kontribuar në një Drenas më të mirë.
Gjatë vitit 2022 kam qenë pjesë e Programit për Angazhim Qytetar, i trajnuar nga KCSF – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. KCSF ka mbi 25 vite që punon për ndërtimin e një shoqërie pjesëmarrëse dhe demokratike në Kosovë, duke fuqizuar shoqërinë civile që të jetë aktor aktiv në jetën publike. Ky program ka ndikuar në formimin tim qytetar dhe në angazhimin tim të mëvonshëm publik.
Në tetor të vitit 2025 kam kandiduar për Asamble Komunale, ku edhe jam zgjedhur asambleist. Angazhimin tim në Kuvendin Komunal do ta përqendroj në përfaqësim të drejtë, transparencë dhe nisma që e çojnë Drenasin përpara!