Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 40,43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Burim Bujupi, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datë 27.11.2026 e cila do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit. Për shqyrtim në mbledhje propozohet ky rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i mbajtur me datë: 29.10.2026
- Propozim vendim për Miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore në Komunën e Drenasit/Gllogocit 2027-2029;
- Propozim vendim për miratimin e Rregullores Komunale për Transport Rrugor në territorin e Komunës së Gllogocit/Drenasit;
- Propozim vendim për plotësim ndryshimin e pikës I të vendimit 02.Nr.020/04-11325 të datës 30.03.2026 për formimin e komisionit komunal të aksionareve të NPL “Eko Drenasi” Sha.a si dhe nenit I të vendimit 02 Nr.400/01-41149 të 28.09.2026 për plotësim ndryshimin e pikës I të vendimit 02Nr.020/04-11325 të dt. 30.03.2026 për formimin e komisionit komunal të aksionareve të NPL “Eko – Drenasi” Sha
- Propozim vendim për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.
- Pyetje, përgjigje dhe të ndryshme.