Në bazë të nenit 44 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 34,37 të Statutit të Komunës së Drenasit, Udhëzimit Administrativ Nr.02/2015 Për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, neni 6, me kërkesën e bërë me shkrim nga Anëtaret e Kuvendit Komunal nr.02-070/01-22849 dt. 15/06/2026, Kryesuesi i Kuvendit z. Burim Bujupi me datë 22.06.2026 (ditë e hënë) duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Gjendja aktuale e furnizimit me ujë në Komunën e Drenasit.
2. Shkaqet e ndërprerjeve dhe mungesës se vazhdueshme të ujit.
3. Përgjegjësitë e operatorit furnizues KRU “Prishtina”
4. Masat urgjente për rikthim e furnizimit të rregullt me ujë.
5. Masat afatshkurtra dhe afatgjatë për zgjedhjen e problemit.
6. Mundësia e investimeve në infrastrukturë shtesë