Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Drenasit, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Udhëzimin Administrativ të MAPL-së Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e KAB-it (Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029).
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, shoqata e grave, shoqëria civile, biznese të Komunës së Drenasit dhe gjithë të interesuarit, se më datën 29.05.2026, do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të pranuar komentet, sugjerimet, propozimet dhe kërkesat hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029.
Korniza Afatmesme Buxhetore dhe Draft- Buxheti Komunal 2027-2029 janë të një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime publike, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni në përmirësimin e cilësisë së jetës suaj.
Komentet, kërkesat, propozimet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 30.05.2026 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: enver.m.hoxha@rks-gov.net ; bekim.dobra@rks-gov.net avdyl.mziu@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje, për organizimin e konsultimit publik për KAB-in, mund t’i referoheni qarkoreve në vegëzat:
Ueb faqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik: https://gllogoc.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/
Facebook: https://www.facebook.com/komunadrenas/
Më poshtë gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimeve:
Dëgjimi i parë publik me grupe të nënperfaqësuara (administratorë të vendbanimeve, këshillat lokale, gra, të rinj, student, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, punëtor shëndetësor, Drejtor të shkollave, mësimdhënës, biznese, fermerë, OJQ-të, shoqëri civile, klubet sportive, klubet artistike, etj).
29.05.2026
Salla e Kuvendit
14:00
Ju mirëpresim!