Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me datë: 30.03.2026 dhe do të filloj në ora 10:00.
Mbledhja do të ketë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt.26.02.2026.
- Raporti i progresit për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për pasqyrat financiare për vitin 2024.
- Propozim Rregullore për menaxhimin e dokumenteve zyrtare dhe arkivore.
- Propozim vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për NPL “EKO-Drenasi” Sha.A Gllogoc.
- Propozim vendim për themelimin e komisionit për shqyrtimin e listës se veçantë të pronave për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës komunale dhe ofrimin e rekomandimeve të veta për pronat ndaj të cilave mund të iniciohen procedurat e dhënies në shfrytëzim përmes negocimit apo shpalljes publike.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për parcelën P-70315035-00848-0, në Krajkovë, me sipërfaqe 130000 m2, kapaciteti 9.99 MW, vlera investive 5.800.000,00 €;
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për parcelën P-70315035-00913-0, në Krajkovë me sipërfaqe 92000 m2, kapaciteti 5.70 MW vlera investive 3.300.000,00 €.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për parcelën P-703150053-00539-0, në Negroc, me sipërfaqe 109084 m2, kapaciteti 5.90 MW vlera investive 5.800.000,00 €;
- Propozim vendim për emërimin e përfaqësuesve të Kuvendit Komunal në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
- Të ndryshme