Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi, më datë: 26.02.2026 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes të Kuvendit Komunal i dt. 30.01.2026
2. Plani i punës së KKSB-së për vitin 2026.
3. Propozim vendim për miratimin e Planit Lokal të veprimit në mjedis 2025-2029.
4. Propozim vendim për miratimin e Planit Lokal për strategji të cilësisë së ajrit, Komuna e Drenasit 2025-2029.
5. Miratimi i raportit përfundimtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
6. Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit.
7. Propozim vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik-juridik (deri 99 vite)
8. Të ndryshme