Duke u bazuar ne Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 19 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komunë, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:
N J O F T I M PËR KONSULTIM P U B L I K
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Draft – Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2025-2029 dhe Draft-Hartimin e Planit Lokal për Strategji të Cilësisë së Ajrit 2025-2029.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 30.10.2025 deri me datën 20.11.2025, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datë 14.11.2025 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet tuaja, mund t’i dërgoni deri më datë 20.11.2025 në ora 16:00 në këto adresa; shkendije.thaqi@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje në lidhje me Draft – Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2025-2029 dhe Draft-Hartimin e Planit Lokal për Strategji të Cilësisë së Ajrit 2025-2029 vizitoni vegezat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;
Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, në këtë link:
Platforma për Konsultime Publike:
Rrjetin social të Facebook: