Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Bekim Lestrani, më datë: 25.09.2025 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i mbajtur më datën 30.07.2025;
- Draft Buxheti i Komunës për vitin 2026 dhe projeksionet për vitet 2027-2028;
- Raporti i progresit për Implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2024.
- Të ndryshme.